E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, 107 të vdekur nga konsumimi i alkoolit të destiluar

Lajmi bëhet i ditur nga policia lokale, e cila thekson se numri i viktimave është gjithnjë e në rritje. Afro 80 persona  të tjerë kanë vdekur që prej të mërkurës ndërsa rreth 200 të tjerë janë shtruar në spital me urgjencë në qytetin kryesor të shtetit të  Gujaratit, Ahmedabad, njoftoi një oficer i lartë policie, Abhay Chudasama.
    
Helmimi me alkool jo të pastër ka ndodhur të dielën gjatë një feste. Zyrtarisht shitja dhe konsumi i alkoolit janë të ndaluara rreptësisht në Gujarat,  shtet që qeveriset nga krahu i ashpër i partisë nacionaliste hindu BJP  dhe vendlindje e Mahatma Gandit. Por, distileritë klandestine dhe importi i alkoolit nga shtetet fqinje indiane janë më se të zakonshme.
     
Ministria e Brendshme rajonale ka urdhëruar hapjen e hetimeve, ndërsa 800 persona të lidhur me qarqet e distilerive ilegale janë ndaluar. Kjo nuk e ka qetësuar zemërimin e banorëve të Gujaratit që kanë pushtuar disa lokalitete të Shtetit, duke shkatërruar autobusë dhe duke qëlluar me gurë komisariatet e policive, njoftoi dje në mbrëmje agjencia e shtypit ''Press Trust of India''.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›