Karamanlis uron Berishën: Bashkëpunim të ngushtë
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri i Greqisë, Karamanlis siguroi se ai pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy partive, dy qeverive dhe 2 vendeve. Gjatë telefonatës, Kryeministri grek Karamanlis theksoi se "kjo është një fitore plotësisht e merituar që e kanë mirëpritur dhe festuar të gjithë miqtë e Partisë Demokratike".
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen ndaj homologut grek, për mbështetjen e gjithanshme që ka dhënë për Partinë Demokratike, qeverinë shqiptare dhe vendin tonë. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha u shpreh se "ai dhe qeveria që kryeson do të vazhdojnë me kënaqësi bashkëpunimin e ngushtë për intensifikimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve".