E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, 3 viktima nga rrjedhja e gazit

Tre persona kanë vdekur dhe rreth 70 të tjerë u intoksikuan mëngjesin e sotëm pas rrjedhjes së gazit helmues në Mumbai të Indisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase sipas të cilave, incidenti ndodhi në zonën e Haxhi Badar në jug të metropolit.

Një sasi e papërcaktuar gazi rrodhi nga një autobot të parkuar pranë një shkolle. Mes të intoksikuarve janë edhe disa nxënës e zjarrëfikës që u ndodhën në vendngjarje pas incidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›