E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, moti i keq, mbi 17 viktima

Rrëshqitjet e dheut në Kinë shkaktuan të paktën 17 të vdekur dhe 44 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në jug-perëndim të vendit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Xinhau, nga reshjet e denduar të shiut dhe rreshqitjet e dherave u prekën provincat Junan dhe Siçuan, ku në të parën 4 persona gjetën vdekjen dhe 42 raportohen të zhdukur, ndërsa në Siçuan rrëshqitjet e dheut shkaktuan vdekjen e 13 personave dhe 2 të humbur.

Xinhau njofton se në dy zonat e goditura u shpall gjendja e emergjencës dhe dhjetra grupe shpëtimi janë dërguar në vendngjarje për të mundësuar gjetjen e të zhdukurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›