Indi 500 mije te pastrehe nga permbytjet

Rreth 500 mije persona jane detyruar te braktisin shtepite per shkak te permbytjeve te shkaktuara nga lumi Brahmaputra ne veri-lindje te Indise.
Te pakten 500 fshatra ne dhjetra rajone jane mbuluar nga ujerat e lumit qe kane shkaterruar te gjithe argjinaturen per shkak te shirave.
Pjesa me e madhe e popullsise eshte strehuar ne lartesirat e rajonit pergjate hekurudhes ne shkolla dhe ndertesa qeveritare qe nuk jane permbytur.
Sipas raportimeve te mediave nderkombetare permbytjet kane prekur edhe veriun e Pakistanit.