E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu Kushtetuta ma lejon postin ne LDK

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka deklaruar se ekziston nje kategori kushtetuese qe i lejon atij te mbaje te ngrire postin e kryetarit te LDK-se.

Gjate nje vizite ne fshatin Harilaq Sejdiu ka bere te ditur se perfaqesuesit e tij ligjore ne Gjykaten Kushtetuese kane prova te mjaftueshme per te provuar kete gje.

Megjithate presidenti ka theksuar se do te njohe dhe do te pranoje cdo vendim qe do te marre kjo gjykate.

Nder te tjera Sejdiu ka rikonfirmuar politiken e Prishtines zyrtare se nuk do te kete me negociata per statusin e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›