E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, arrestohet për spiunazh diplomatja

India ka arrestuar një diplomaten e saj që punonte në ambasadën indiane të Islamabadid, nën akuzën e spiunazhit në favor të Pakistanit.

Madhuri Gupta, 53 vjec, është sekretarja e dytë në ambasadë dhe punon në zyrën e shtypit të saj.

Ajo u arrestua gjatë një udhëtimi pune në Nju Delhi pasi dyshohet se i ka kaluar dokumente të klasifikuara shërbimit sekret pakistanez ISI.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka deklaruar se hetimi mbi Guptan ka filluar dhe se ajo po bashkëpunon me hetuesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›