Indi cdo 20 sekonda vdes nje femije

Cdo 20 sekonda në Indi vdes një fëmijë për shkak të sëmundjeve që mund të kurohen fare lehtë, si dizanteria dhe pneumoniti.
Kjo e dhënë tronditëse është publikuar nga fondacioni “Save the Children”, me rastin e fushatës “Fëmijët s’duhet të lindin për të vdekur”, që nisi këto ditë në Nju Delhi.
Organizata ndërkombëtare jofitimprurëse i ka bërë apel qeverisë indiane që të shpenzojë të paktën 5 për qind të GDP-së për të përmirësuar mjekimin dhe shërbimet shëndetësore për nënat dhe fëmijët, në mënyrë që të ulet vdekja e tyre.
Sipas statistikave të fondacionit, cdo vit në Indi vdesin 1.73 milionë fëmijë pa arritur ende moshën pesë vjec.
“India ka kuotën më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në botë. Është me rëndësi që shoqëria civile të angazhohet për të kërkuar që në ligjin e ardhshëm financiar të parashikohen më shumë shpenzime kundër këtij fenomeni”, ka deklaruar përgjegjësja Shireen Vakil.
Sipas saj, në vende si Nepali dhe Bangladeshi një shpenzim më i madh publik për shërbimet shëndetësore ka cuar në një rënie drastike të vdekjeve të të miturve.
Fondacioni ka prezantuar gjithashtu një ëeb site të ri ku qytetarët mund të firmosin një peticion për t’ia paraqitur qeverisë indiane për të rritur shpenzimet shëndetësore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Protestë kundër dhunës ndaj grave
17 femra janë masakruar nga burrat e tyre, brenda 10 muajve të këtij viti. Vetëm më 20 nëntor, dy gra u vranë në mënyrë barbare nga burrat e tyre për shkaqe xhelozie.
Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa
Inspektoriati i mjedisit në Shkodër ka gjobitur me 500 mijë lekë një prej firmave që po merrte inerte në shtretërit e lumenjve në Shkoder.
Profesionet e rregulluara në “Top Show”
Protesta e studentëvë të mjekësisë për ndryshimin e ligjit për profesionet e rregulluara, nxiti ideatorët e emisionit “Top Show”, në Top Channel për të diskutuar mbi këtë çështje në mbrëmjen e së martës. I ardhur apo tiranas?
Dori është nga fshati Fiershegan i Lushnjës. Ajo na tregon se sa e madhe ka qenë dëshira e saj për të arritur kryeqytetin. Arvizu, vlerësim ndaj tre policëve shqiptarë
Tre punonjës të policisë së shtetit janë vlerësuar me çertifikatën e mirënjohjes nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë një ceremonie vlerësuese për zbatimin e përbashkët të platformës për edukimin dhe ndërgjegjësimin kundër drogës së nxënësve të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet.
Lajmet kryesore
Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Piramida në Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Protestë kundër dhunës ndaj grave