Ukraine rikthehet ne burg Tymoshenko

Autoritetet ukrainase rikthyen në burg ish-kryeministren Yulia Tymoshenko, pasi analizat mjekësore treguan se në gjendjen e saj nuk ka rrezik për jetën dhe trajtimi për problemet mund të merret edhe në kushtet e mbajtjes në qeli.
Udhëtimi i 50-vjeçares nga burgu në një spital në Kiev dhe përsëri në burg zgjati vetëm disa orë. Avokati mbrojtës i gruas së vetme që ka drejtuar Ukrainën në histori deklaroi se raporti mbi shëndetin e saj nuk është i besueshëm.
Tymoshenko pësoi një dëmtim të rëndë në shpinë në datën 7 nëntor, kur u rrëzua në burg. Sipas autoriteteve, rrëzimi ishte aksidental dhe i shkaktuar prej “pakujdesisë”. Në fundjavë, një delegacion i të drejtave të njeriut konstatoi se Tymoshenko e kishte të pamundur të ngrihej nga shtrati i qelisë së saj.
Gjatë procesit gjyqësor, ish-kryeministrja u ankua disa herë për probleme të ndryshme shëndetësore. Një gjykatë në Kiev e dënoi atë me shtatë vjet heqje lirie në muajin tetor, pasi u gjet fajtore për akuzën e abuzimit me detyrën, në rastin e nënshkrimit të një kontrate të furnizimit të gazit me një firmë ruse.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Piramida në Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Protestë kundër dhunës ndaj grave