Indi, fund epokës të makinës së shkrimit
INDI- Në perëndim për më shumë se një dekadë janë konsideruar objekte antike ndërkohë që për ti përdorur kanë mbetur vetëm nostalgjikët e kohërave të vjetra të cilët adhuronin makinat e shkrimit. Javën që shkoi ka mbyllur dyert e saj në Indi, Godrej & Boyce, fabrika e fundit në botë që prodhonte makina shkrimi.
Në Indi biznesi i makinave të shkrimit ka rezistuar deri pak vite më parë, por kriza ekonomike që goditi kontinentin Aziatik bëri që të kishte një ulje të menjëhershme të cmimeve të kompjuterave, duke bërë që njerëzit ti largoheshin përdorimit të makinave të shkrimit gjithmonë e më shumë si dhe të pëqafonin botën dixhitale.
Në vitin që shkoi fabrika Godrej & Boyce në Mumbai prodhoi vetëm 800 ekzeplarë të makinave të shkrimit dhe pjesa më e madhe e tyre kishte tastierë më shkronja arabe pasi ishin të destinuara për tregun arab. Në vitet ‘90 Godrej & Boyce ka shitur në tregun aziatik rreth 50.000 kopje. Pastaj filloi rënien e shpejtë dhe e paepur.
(e.m/BalkanWeb)