Indi, i arrestuari për sulmet: Të gjithë jemi pakistanezë
Bombei -Një nga personat e arrestuar për sulmet që ndodhën në Bombei të Indisë, që lanë pas shumë viktima ka deklaruar para hetuesve, se autorët e këtyre sulmeve ishin të gjithë pakistanezë, të shtyrë nga Lashkar-e-Taiba, një grup militant me bazë në Pakistan, bëri të ditur sot shtypi indian, duke cituar burime zyrtare.
''Ajmal Amir Kamal, 21 vjeç, është personi i vetëm i arrestuar mes autorëve të tjerë të këtyre sulmeve ku si pasojë humbën jetën të paktën 200 persona'', sipas këtyre burimeve.
''I arrestuari për këto sulme konfirmoi se vrasësit kishin arritur në Bombei nëpërmjet një anije që e kishin rrëmbyer dhe vrarë personat e ekuipazhit'', sipas të njëjtave burime.
Lashkar-e-Taiba është e njohur pasi në vitin 2001 sulmoi parlamentin indian, gjë që çoi Pakistanin dhe Indinë, të dyja fuqi bërthamore, në prag të një lufte të re.