Indi, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen
Nju Delhi -Ministri i Brendshëm indian Shivraj Patil dha dorëheqjen për shkak të sulmeve terroriste në Bombei që shkaktuan vdekjen e rreth 200 personave, njoftuan sot stacionet televizive indiane. Dorëheqja iu dorëzua kryeministrit Manmohan Singh, ndërsa nuk dihet ende nëse dorëheqja është pranuar ose jo.