E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, merr fund tmerri dhe kaosi ne Mumbai

Eshte mbyllur pas tre ditesh me vrasjen e tre terroristeve dhe me nje bilanc tragjik pengmarrja ne “Taj Mahal Hotel”, ne Mumbai te Indise.

Nderhyrja e ushtrise ka cliruar pengjet e mbetura gjalle, vendas dhe turiste te huaj, por 60 oret e kaosit dhe tmerrit i kane kushtuar jeten 195 personave, nderkohe qe edhe 300 te tjere jane plagosur per shkak te torturave te terroristeve.

Kaosi dhe tmerri i tre diteve ne Mumbai ka sjelle efekte negative ne Indi. Turistet e huaj, te tmerruar nga ngjarja kane nisur qe tani largimin ne mase dhe jo vetem nga qyteti.

Ngjarja e rende qe godit Mumbain ka nisur te komentohet nga mediat vendase si 11 shtatori Indian. 60 oret e kaosit dhe tmerrit shkaktuan rreth 300 viktima, por objektivi i terroristeve ishte vrasja e tre mije veteve, nderkohe qe ata goditen objekte turistike dhe te frekuentuara per turistet e huaj.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›