E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet ne Mumbai, Bush: Terrorizmi sdo fitoje

Presidenti ne ikje i SHBA, George W. Bush ka folur per sulmet terroriste ne Mumbai, duke i denuar ashper ato dhe duke i ardhur ne ndihme Indise.

“Terrorizmi nuk do te fitoje dhe nuk do ta gjunjezoje Indine, te ciles Amerika i garanton mbeshtetjen e saj”, ka deklaruar kreu i Shtepise se Bardhe.

Nderkohe, lidhur me ngjarjen tronditese ka reaguar edhe Vatikani, qe ka vleresuar se atentatet kane veshtiresuar dialogun mes besimeve fetare ne Indi.

“Nuk mund te perdoret dhuna ne emer te Zotit. Eshte e tmerrshme qe ne boten e sotme feja te perzihet me dhunen. Fondamentalizmi eshte nje nga rreziqet me dramatike te njerezimit”, ka deklaruar zedhenesi Federico Lombardi.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›