E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi rikthehet makthi i permbytjeve

Disa qindra njerëz janë bllokuar në shtëpitë e tyre nga uji në Australi, ndërsa shirat e ciklonit “Yasi” kanë rikthyer makthin e përmbytjeve të janarit.

Kontinenti përjetoi në janar përmbytjen më të madhe në historinë e tij, por u godit dy ditë më parë nga cikloni më i fuqishëm ndonjëherë.

Pas zonës së shkatërruar të Kuinslendit, erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm po sjellin fatkeqësira të reja në shtetin e Viktorias.

Kryeministrja Anna Blight deklaroi vendosjen e një takse për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet, por niveli i taksës mund të rritet pas shkatërrimeve masive që ka sjellë “Yasi”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›