E Hënë, 2 Nëntor 2026

Indi, një festival filmi kushtuar Nënë Terezës

Mother Teresa International Film Festival po zhvillohet në Indi. Festivali i filmit, që mban emrin e shenjtores shqiptare, po zhvillohet në kujtim të ditës së Lumturimit të saj nga Vatikani. Mësohet se festivali në fjalë është i pari i këtij lloji. Ai përmban 12 filma, duke përfshirë Bota e pestë, një film i animuar për Nënë Terezën, Në gjurmët e nënës, një vështrim në jetën e Misionareve të Bamirësisë, Me emrin e varfër të Perëndisë (SHBA), me regji të vajzës së Charlie Chaplin, Geraldine Chaplin, Precious Love (SHBA), Zbulesa e Kalkutës (Francë) dhe 5 filma të regjisorëve indianë. Disa shkolla dhe institucione arsimore u janë bashkuar festimeve të përvjetorit të lindjes së Nënë Terezës, duke u bërë pjesë e tij, është shprehur për mediat indiane, drejtori i festivalit Frank Krishnar. Hapja zyrtare për publikun është bërë me filmin Nënë Tereza, një poemë epike tri orë nga Italia, e cila u kthye më vonë në një seri mini-TV. Ne të gjithë e dimë se çfarë i ka dhënë shoqërisë Nënë Tereza, por sfidat me të cilat ajo u përball për ta bërë këtë, janë ndoshta një kapitull i fshehur. Këta filma kanë portretizimin në kryevepër të jetës së saj, tha Krishnar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›