E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi permbytjet vrasin mbi 500 persona

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga rreshjet e rrymbyeshme në sezonin e musoneve në Indi i kanë kushtuar jetën mbi 500 personave në ditën e fundit.

Bilanci tragjik u raportua të premten zyrtarisht nga ministri pa portofol, Vijay Bahuguna. Autoritetet kanë numëruar zyrtarisht të paktën 556 trupa, ndërsa ushtria është duke punuar për të rikuperuar viktimat dhe evakuar personat e ndodhur në vështirësi. Mediat lokale raportojnë se gjendja është veçanërisht e rëndë, teksa disa lumenj kanë dalë nga shtrati në krahinën e Uttarakhandit, duke izoluar komunitetet të tëra. Ekziston frika se bilanci tragjik mund të shkojë në disa mijëra, pasi 5 mijë persona figurojnë të zhdukur e mbi 50 mijë të bllokuar. Ndërkohë, ushtria indiane i është bashkuar autoriteteve qëndrore dhe vendore, duke u angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe ngritjen e barrikadave. Në ndihmë të të dëmtuarve nga këto përmbytje, kryeministri Manmohan Sing lajmëroi se do të vërë në dispozicion një paketë ndihme të menjëhershme prej 170 milionë dollarësh. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›