E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazakistani merr premtimet e Obames

Presidenca e Kazakistanit njofton se presidenti amerikan Obama i ka thënë presidentit të  Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, se Uashingtoni do të mbetet i përfshirë në zhvillimet në Afganistan dhe në Azinë Qendrore”, pasi ushtarët amerikanë të largohen nga Afganistani.

Presidenca e Kazakistanit thotë se në letrën e presidentit Obama për Nazarbaevin , shkruan se është në interesin e të dy vendeve që Afganistani të jetë shtet i sigurt dhe prosperues. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara i tha Radios Evropa e Lirë se “ne kurrë nuk komentojmë lidhur me letrat peresidencale, dhe kjo është politikë që zbatohet gjatë disa presidencave të fundit”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›