Indi, shkojnë në 116 viktimat e të ftohtit

I ftohti i pazakontë që ka përfshirë Indinë ka shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë të pastreve në mëngjesin e sotëm, duke rritur në 116 numrin e viktimave nga tre javët e acarta në vend.
Policia lajmëron se shteti më i goditur është ai i Uttar Praeshit me 90 viktima, shumica të varfër dhe të pastrehë. Dhjetë të tjerë kanë ndërruar jetë në kryeqytetin Nju Delhi, që u përball të hënën me ditën më të ftohtë të 40 iteve të fundit, kur temperaturat zbritën në -3 gradë celcius.
Ndërkohë, kombinimi i të ftohtit me mjegull të dendur ka shkaktuar probleme serioze në transportin hekurudhor dhe atë ajror.