India i kërkon Pakistanit lirimin e një të burgosuri
India i ka bërë thirrje Pakistanit që të lirojë një shtetas indian, i cili ndodhet në koma, pasi është sulmuar nga të burgosurit në një burg të Lahores.
Sarabjit Singh është dënuar me vdekje për spiunazh dhe për kryerjen e katër sulmeve, ku u vranë 14 persona në Pakistan, më 1990.
Por, ekzekutimi i tij është shtyrë pa afat nga qeveria e preisdentit Asif Ali Zardari.
Motivi i sulmit të së premtes nga të burgosurit e tjerë mbetet i paqartë.
India kërkon që Singh të dërgohet në shtëpi, për trajtim mjekësor.
Në apelin e tij, Nju Delhi i kërkon Islamabadit që të shqyrtojë anën humanitare të rastit dhe ta lirojë atë.