E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indianapolis tragjedi ne koncert 4 viktima

4 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në Indianapolis (SHBA), kur janë shembur shkallët e strukturës në një skenë që priste fillimin e koncertit të grupit Sugarland, për shkak të një stuhie.

Eventi do të mbahej në Indiana State Fair. Në çastin e shembjes, personat e pranishëm po evakuoheshin nga skena kur një pjesë e saj u shemb dhe ra mbi ta.

Mendohet se në koncert kanë qenë të pranishëm rreth 12 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›