Indonezi 179 te vdekur 500 te zhdukur

Cunami qe u perplas ne brigjet e ishullit te Sumatres dhe vullkani qe ka shperthyer ne me pak se 24 ore ne Indonezi kane lene pas rreth 179 te vdekur ndersa 500 te tjere konsiderohen te zhdukur.
Fshatra te tere raportohen se jane fshire nga valet gjigande te cunamit i cili nisi pas nje termeti me magnitute 7.7 balle ne dyshemene e oqeanit. Ekipet e shpetimit e kane te veshtire te nderhyjne ne zonen e prekur pasi ererat e fuqishme vazhdojne ne ishull ndersa raportohet se ne momentin e cunamit me dhjetera peshkatare kane qene ne det dhe trupat e tyre kane dale ne breg. Por pa kaluar vala e goditjes nga cunami disa qindra kilometra ne tej ne ishullin qendror te Javes 25 njerez kane gjetur vdekjen si pasoje e shperthimit te vullkanit me aktiv te arkipelagut. Paralajmerimi i autoriteteve per evakuuimin e banoreve raportohet se ka shpetuar mjaft njerez nga rreziku.
Nderkohe presidenti amerikan qe ka jetuar ne Indonezi gjate femijerise ka planifikuar te udhetoje ne kete vend ne nje tur aziatik muajin e ardhshem. I pyetur nga gazetaret Obama ka ofruar ndihmen e SHBA per Indonezine dhe ka shtuar se keto fatkeqesi natyrore nuk do jene pengese per viziten e tij.
Juli Prifti