Indonezi 18 te vdekur ne incidentin ajror

Të 18 personat që ndodheshin në avionin që u rrëzua në perëndim të Indonezisë më herët gjatë javës janë gjetur të vdekur.
Avioni i tipit “Casa C-212” u rrëzua në një zonë malore të Sumatrës ditën e enjte, por moti i keq dhe terreni i vështirë penguan skuadrat e shpëtimit.
Avioni dërgoi një sinjal emergjence përpara se të zhdukej nga radari. Shkaqet e rrëzimit të tij janë ende të panjohura. Mes pasagjerëve ishin edhe katër fëmijë.
“Dy skuadra u ulën nga ajri në zonën e rrëzimit dhe kanë konfirmuar se të 18 personat që ndodheshin në avion kanë vdekur”, ka deklaruar një zyrtar për mediat lokale, pa dhënë detaje të tjera.
Avioni u rrëzua mëngjesin e së enjtes në afërsi të fshatit Bahorok, në veri të Sumatrës, rreth 70 kilometra nga qyteti i Medanit.
Pjesët e tij u zbuluan gjatë një mbikëqyrjeje ajrore. Indonezia bazohet shumë tek transporti ajror, por siguria në këtë sektor është tejet e ulët.
Në maj, 27 persona humbën jetën kur një avion pasagjerësh ra në detin e provincës lindore të Papuas Perëndimore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Sfida e Shqipërisë, t’i shpëtojë krizës greke
Analizë e BERZH për vendin tonë
Kursi, leku humbet terren në shtator
Pas Topit, familja Konomi letër Berishës
Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Rrëzohet kërkesa e VV për Veriun