E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacic: Mlladic te dorezohet, po na mban peng

Ministri i Brendshem serb, Ivica Dacic, i ka bere thirrje ish gjeneralit Ratko Mlladic dhe nje tjeter te kerkuari per krime lufte te dorezohen.

Sipas tij, refuzimi per t’iu vetedorezuar drejtesise, po mban peng Serbine. “Mlladic dhe Goran Hadzic, nje lider serbo-kroat, duhet te dorezohen”, tha ministri, duke shtuar se nuk ishte ne dijeni te vendndodhjes se tyre.

Te kerkuarit besohet se fshihen ne Serbi nga disa mbeshtetes.

Dacic tha gjithashtu se kryeprokurori i Hages per ish Jugosllavine, Serge Brammertz, do te vizitoje Beogradit kete muaj. Ai do te dorezoje raportin e OKB-se per bashkepunimin e Serbise me gjykaten ne fund te vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›