E Shtunë, 31 Tetor 2026

Penalizohen farmacite qe abuzojne

Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor ka filluar kontrollet ne te gjitha farmacite e vendit. Sipas drejtorit te sherbimit farmaceutik prane ISKSH-se nga kontrollet jane vene re shkelje te kontratave cka ka sjelle penalizimin me gjoba te disa subjekteve farmaceutike por edhe shkeputjen e kontratave me tre farmaci.

Ka pasur kontrolle shume te ashpra ka pasur kontrolle te cilat kane pasur dhe penalitete. Jane kontrolluar 92 subjekte farmaceutike depo farmaceutike agjenci farmaceutike farmaci dhe ne kete kontroll jane penalizuar vetem 17 subjekte farmaceutike beri te ditur Pjerin Kodracaj drejtor i kontrollit paresor dhe sherbimit farmaceutik ne ISKSH.

Vlera totale e gjobave te vendosura nga ISKSH kap shifren e 13 milione lekeve. Kontrollet fillimisht jane shtrire ne rrethin e Tiranes ku jane gjobitur rreth 6 farmaci. Si dhe ne rrethin e Dibres nderkohe qe ne muajt ne vazhdim ato priten qe te shtrihen ne te gjithe territorin e vendit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›