E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit rus

Zyrtarët në Indonezi thonë se nuk asnjë të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit Sukhoi në një mal indonezian të mërkurën.

Mbetjet nga aeroplani rus i pasagjerëve u gjetën nga një helikopter kërkimi të enjten, buzë një shkëmbi malor në perëndim të Indonezisë.

Rreth 50 persona kanë qenë në bordin e aeroplanit Sukhoi Superjet-100 - duke përfshirë blerësit potencialë, diplomatë dhe gazetarë.

Një njoftim i mëparshëm theksonte se të paktën 36 nga pasagjerët ishin indonezianë.

Ekuipazhi thuhet se përbëhej nga tetë rusë.

Aeroplani ishte në një fluturim demonstrues në vendet e Azisë dhe kishte bërë ndalesa në Kazakistan, Pakistani dhe Birmani.

Ai ishte nisur nga Xhakarta, kur pas 21 minutash është rrëzuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›