E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramush Haradinaj mbërrin sot në Prishtinë

Lideri i AAK, Ramush Haradinaj vjen sot në Prishtinë. Ai u lirua nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës e cila vendosi që ai të lirohet përkohësisht ndërkohë që vendimi përfundimtar në këtë proces gjyqësor pritet të merret pas disa javësh.
 

Ardhja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ish Kryeministër i Kosovës dhe aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u konfirmua nga familjarët e tij të cilët thanë se Ramush Haradinaj do të mbërrijë në orën 11.00 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
 

Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UCK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundojë diku nga fillimi i gushtit.
 

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, ka vendosur që më 25 dhe 26 qershor të këtij viti, të mbahen seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali i Hagës vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj akuzohen për “krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›