Indonezi avioni me 172 pasagjere bie ne det
Një avion i kompanisë ajrore Lajon Eir, me 172 persona në bord ka dalë jashtë piste në Bali, Indonezi, dhe ka përfunduar në det. Sipas të dhënave të para të mediave vendase, nuk ka të vdekur, dhe të plagosurit janë dërguar në spital. Drejtori i departamentit të transportit në Indonezi ka konfirmuar se të gjithë pasagjerër kanë mbijetuar. Avioni ka dalë jashtë pistës në përpjekje për t’u ulur në aeroportin Denpasar dhe më pas ka përfunduar në det.