E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni perjashton nga vendi 18 shtetas ruse

Uashingtoni ka bërë publike listën me emrat e 18 shtetasve rusë, të cilët do të përjashtohen nga territori amerikan pasi kanë lidhje me vdekjen e avokatit rus Magnitski, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në një burg të Moskës në vitin 2009. 18 rusët gjithashtu akuzohen se kanë dhunuar dhe shkelur të drejtat e njeriut. Zëdhënësi i shtëpisë së bardhëm Xhej Kerni, ka bërë të qartë se Uashingtoni nuk ka ndërmend të lejojë persona që kanë lidhje me vdekjen e avokatit Magnitski që të hyjnë në territorin amerikan dhe të bëjnë biznes. Ndërsa nga Rusia vijnë menjëherë reagimet sipas të cilave Uashingtoni nuk është i vetëdijshëm për pasojat që do të ketë një vendim i tillë. Sergei Magnitski u arrestua në vitin 2008 në Rusi me akuzën e evazionit fiskal, menjëherë pasi kishte denoncuar një grup funksionarësh rusë se kishin përfituar në mënyrë të paligjshme 230 milionë dollarë. Zyrtarisht shkaku i vdekjes së tij u shpall ataku në zemër. Por ka dyshime të forta se ai ka vdekur si pasojë e torturave të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›