Indonezi, hiqet alarmi për cunami

Alarmi për cunami rreth Oqeanit Indian, i nxitur nga dy tërmete të fuqishme në provincën e Indonezisë, Açeh, është hequr.
Raportet flasin se tërmeti në shkallë prej 8.2-8.6 të Rihterit ka shkaktuar panikë, derisa banorët e zonave bregdetare kanë ikur për në vendet më të larta.
Por, nuk janë raportuar dëme ose valë cunami.
Qendra e Paqësorit për Paralajmërimin e Cunamit në Havai ka tërhequr alarmin për shumicën e zonave të Oqeanit Indian, disa orë pasie kishte lëshuar atë.
Rajoni goditet rregullisht nga dridhjet e tokës.
Një cunami i dhjetorit të vitit 2004 pat vrarë 170 mijë njerëz në Açeh dhe në total, 230 mijë njerëz në 13 shtete të Oqeanit Indian.