E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga, 5 mijë euro ndihmë për familjen Haradinaj

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga ka ndarë pesë mijë euro nga fondi i Zyrës së Presidentes për të ndihmuar familjen Haradinaj nga Mitrovica, thuhet në një njoftim të kabinetit të Presidentes së Kosovës.

Familja Haradinaj humbi kryefamiljarin e saj Selver Haradinaj në sulmin me mjet shpërthyes, në banesën e tij private, në lagjen e “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë.

Ende askush nuk është arrestuar për sulmin, në të cilin u lënduan edhe bashkëshortja dhe fëmijët e Selver Haradinajt.

Autoritetet e rendit dhe të drejtësisë e kanë cilësuar sulmin si akt terrorist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›