E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, fundoset anija me 213 persona në bord

Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë vendase. ''Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar të tjerë nga fundosja e anijes ''Dumai Express 10'', e cila po lundronte nga Batami, në afrësi të Singaporit drejt ishullit Dumai, pjesë e ishujve Riau, kur u përball me kushte të këqia atmosferike dhe dallgë masive'', deklaroi shefi i policisë së ishgujve Riau, Puji Hartanto për ''Metro TV''.

Ai shtoi se pPjesa dërrmuese e të  mbijetuarve u gjetën duke notuar në det të hapur. ''Ndërkohë që një tjetër anije, ''Dumai Express 15'' me 278 persona në bord, ngeci në një zonë cekëtinë, pasi u mor përpara me forcë nga dallgë shumë të fuqishme'', deklaroi zëdhënësi i policisë në ishujt Riau, Yasin Kosasih.

''Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i kanë mbijetuar aksidentit'', shtoi ai. Anija po udhëtonte nga Batami drejt ishullit Moro. Indonezia përdor kryesisht anijet për lidhjet mes ishujve në arkipelagun me shtrirje të gjërë.

Por aksidentet janë shumë të shpeshta, kryesisht si pasojë e mos modernizimit dhe mungesës së invetimeve në infrastrukturë dhe tendencës për transportimin e më shumë personave nga kapaciteti i anijeve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›