E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harxhi lobon për Kosovën në Liban dhe Siri

Në Bejrut Harxhi u prit nga Kryetari i Parlamentit të Libanit Nabih Berri, nga Kryeministri  i Libanit Saad Hariri, etj.

Gjatë takimeve u diskutua rreth marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Libanit, nevojës për intensifikimin e tyre dhe rreth nënshkrimit të disa marrëveshjeve dypalëshe si ajo për nxitjen e investimeve dhe heqjen e taksimit te dyfishtë, marrëveshja për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit dhe marrëveshja në fushën e turizmit dhe të aviacionit civil.

Gjithashtu. Harxhi i parashtroi Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit të Libanit nevojën për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, si një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Pala libaneze tregoi mirëkuptim për çështjen e njohjes së Kosovës duke shpresuar që së shpejti edhe Libani do t’i bashkohet shteteve që e kanë njohur atë.

Kryeministri Libanez Hariri shprehu dëshirën për të vizituar së shpejti Shqipërinë së bashku me një grup investitorësh nga Libani ndërkohë që Parlamenti i Libanit ka lajmëruar krijimin e grupit parlamentar të miqësisë Liban Shqipëri dhe hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Tripoli dhe Bejrut. Gjithashtu, Harxhi ka zhvilluar një vizitë në Republikën Arabe të Sirisë.

Gjatë vizitës në Damask, Harxhi u takua me homologun e saj. Al Mura. Edhe gjatë këtij takimit, Harxhi i parashtroi palës siriane domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përmendur faktin se janë tashmë 63 shtete të botës që e kanë njohur atë dhe dy organizata të mëdha ndërkombëtare, mes të  cilave 11 janë vende anëtare të Konferencës Islamike.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›