E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi mbi 50 te vdekur nga vullkani

Te pakten 54 persona kane humbur jeten nga shperthimi i vullkanit Merapi ne Indonezi duke dyfishuar keshtu numrin e viktimave qe kur ai u aktivizua javen e kaluar.

Dhjetra te tjere po mjekohen per djegie dhe per probleme me frymemarrjen pasi nje re e madhe gazi perfshiu fshatrat me me shume force se aktivizimi i meparshem.

Burime te pakonfirmuara deklarojne se personat e vrare jane te pakten 100 nderkohe qe 75 mije te tjere jane evakuar nga zona e rrezikut.

Mali Merapi nje nga vullkanet me aktive te botes ndodhet ne nje zone te mbipopulluar ne Xhavan qendrore.

Shperthimi i tij filloi te enjten vone duke bere qe banoret te dalin ne rruge te mbuluar nga hiri per te shpetuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›