E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Rol konstruktiv ne bisedimet e reja

Zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit Philip Gordon ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te kontribuojne ne bisedimet mes Serbise dhe Kosoves.

Nderkohe qe Bashkimi Evropian do te lehtesoje bisedimet ne jemi te gatshem te luajme nje rol konstruktiv ka pohuar Gordon.

Ai ka argumentuar edhe mbeshtetjen qe Uashingtoni i beri rezolutes per Kosoven te paraqitur nga Serbia ne Kombet e Bashkuara.

Ne e mbeshtetem dhe e votuam rezoluten pasi mendojme se BE eshte ne nje pozite te pershtatshme per te lehtesuar keto bisedime eshte shprehur Gordon.

Ai ka shtuar me tej se Shtetet e Mbashkuara mbeshtesin anetaresimin e Serbise dhe Kosoves ne Bashkimin Evropian pasi te kene plotesuar kushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›