Indonezi, shpërthen vullkani, 6 të vdekur
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga llava e vullkanit që ka shpërthyer në lindje të Indonezisë.
Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave ka bërë të ditur se vullkani Moun Rokatenda, i cili ndodhet në ishullin Palue, ka shpërthyer të shtunën në mëngjes.
Ndërkaq rreth 3.000 njerëz janë evakuuar nga zona. Indonezia është zonë aktive e tërmeteve dhe vullkaneve pasi shtrihet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit.