Indrit Fortuzi, në krye të minibashkisë numër 9

Indrit Fortuzi është tashmë kryetari i ri i minibashkisë numër 9 ne kryeqytet. Këtë fitore të së djathtes në njesinë 9, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka cilësuar si pjesë e fitores së madhe që ka shenuar “Aleanca per qytetarin” në kryeqytet. Nderkohë kryetari Fortuzi, menjeherë pas fitores, për mikrofonin e RTV “Ora News” ka deklaruar se pas sukseseve në karrieren sportive, kjo është fitorja më e madhe të cilen ja dedikon bashkëqytetarëve të tij.
Pas shumë vitesh qeverisje nga e majta, minibashkia numër 9 në kryeqytet ka tashmë nje kryetar të ri i cili kandidoi nga rradhet e së djathtës. Kryetari i ri Indrit Fortuzi garoi për postin e kryetarit të njesisë numer 9, me ish kryetarin e kësaj njesie bashkiake, Armond Halebi.