E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Dua që çdo votë të numërohet, PS-ja ta respektojë

Kandidati i Partisë Demokratike per Bashkinë Tiranë Lulzim Basha, në një lidhje direkte nga selia blu, deklaroi qartazi se është në pritje të rezultatit, pasi ende nuk janë numëruar të gjithë votat, duke respektuar vullnetin e çdo qytetari.

I vendosur si kurrë më parë, në një komunikim për mediat iu drejtua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për të numëruar çdo votë që nuk është numëruar, dhe ta bëjë këtë gjë në mënyrë transparente, të ndershme dhe apolitike.
 

“I kam kërkuar KQZ-se të numërojë votat e vendosura aksidentalisht në kutitë e tjera, këto janë vota të vlefshme dhe askush nuk i`a mohon të drejtën qytetarëve. Uroj që zoti Rama nuk po përpiqet të ndalojë numërimin e cdo vote. Uroj që qetësia të mbizotëroje dhe ti rikthemi punës. Kjo ka të bëjë me faktin se zëri i cdo qytetari të numërohet. I kërkoj KQZ-se të numërojë cdo votë që nuk është numëruar dhe ta bëjë në mënyrë transparente. Përpjekjet për presion ndaj KQZ janë përpjekje që të shtrembërojnë këtë proces”.

Ndër të tjera, Basha iu drejtua dhe kryetarit të Partisë Socialiste, i cili po përpiqet të njollosë këtë verdikt, këtë të drejtë të cilën duhet ta respektojë hap pas hapi, duke mos thyer rregullat demokratike.
 “Unë po pres i qetë dhe me detyrimin për rezultatin dhe për certifikimin, por jam më i vendosur se kurrë, që cdo votë të dëgjohet, sikurse dhe vullneti i qytetareve” tha më tej Basha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›