Industria fasone 66 mije punonjes perjashtohen nga tatimi
Janë 66 mijë punonjës në industrinë fasone që do të përfitojnë direkt nga përjashtimi i tatimit të pagës nën 30 mijë lekë.
Lindita Legisi, sipërmarrëse e një aktiviteti fason tregon se nga një vendim i tillë do të përfitojnë plot 150 punonjës të kompanisë së saj.
Veshjet që qepen në këtë kompani, e cila ka nisur punën që nga viti 2001, eksportohen në Evropë dhe më gjerë.
Lindita tregon se pas fuqizimit të këtij vendimi, punonjësit do të kenë rreth 2 mijë lekë më tepër në xhepat e tyre.
Megjithatë, në shumicën e kompanive që qepin veshje apo këpucë punëdhënësit janë të detyruar që tatimin e ndalur nga paga e punonjësit t’u kthejnë atyre dorazi. E në këtë pikë, ekonomistët vlerësojnë se efektet do të jenë të shumëfishta, duke ndikuar edhe në formalizmin e sektorit apo shtimin e punonjësve.
Burime nga Financat bëjnë të ditur se specialistët po punojnë për hartimin e projektligjit që do të lejojë përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale, të çdo page nën 30 mijë lekë.