E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne ligjin per Statistikat Zyrtare debat ne Komisionin e Ligjeve

Komisioni parlamentar i Ligjeve po shqyrton sot projektligjin për disa ndryshime në ligjin për për Statistikat Zyrtare.  Por diskutimet për ndryshimet në ligjin për Statistikat kanë sjellë jo pak debat mes anëtarëve të këtij komisioni. Deputetët demokratë janë pro propozimit që parashikon mandat 5 vjeçar për Drejtorin e Përgjithshme dhe emërimi i tij të bëhet nga Kryeministri.
Por ligjvënësit socialistë kanë kundërshtuar një variant të tillë, duke insistuar që INSTAT të jetë një institucion që të varet nga Kuvendi dhe jo nga Kryeministri.
Përkundrejt një pretendimi të tillë, përfaqësuesit e ISNTAT në komision janë shprehur se pavarësisht sulmeve të opozitës, ky institucion është krejtësisht i pavarur dhe i tillë do të vijojë të jetë pavarësisht ndryshimeve në ligj. 
Për më tepër që, sipas tyre, këto ndryshime janë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë. 
Në fund të diskutimeve mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj ndryshimet në ligjin për Statistikat Zyrtare. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›