E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ines Nurja per ABC News Censusi procesi deri tani ka ecur normalisht

Procesi i regjistrimit të popullatës dhe banesave deri tani ka ecur normalisht, në një kohë që pritet përqindje e lartë regjistrimi në vijim të tij.

Kështu ka pohuar gjatë një bisede të zhvilluar në studion e “ABC News”, drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Ines Nurja, mbi ecurinë e këtij procesi.

Sipas saj, deri tani janë regjistruar 32.2% e banesave në vend, ndërsa censusi do të shërbejë për qëllim të dhënash statistikore.

“Anketuesi duhet të shkojë 3 herë në familje dhe nëse anketuesi refuzon, atje shkon supervizori.

Pyetësori është i detyrueshëm për çdo banor”, tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›