E Martë, 3 Nëntor 2026

Infeksionet te fëmijët gjatë verës – Në pediatrinë e Elbasanit, numër i shtuar i të vegjëlve

Sezoni i verës ka sjellë fluks të numrit të fëmijëve të paraqitur në Pediatrinë e Elbasanit me simptoma të ndryshme, ndërsa temperaturat e larta janë ndër faktorët kryesorë. Bluzat e bardha theksojnë kujdesin e lartë që duhet treguar në konsumimin e ushqimeve të freskëta dhe sa më shumë lëngje.

“Ushqimet duhet të jenë të përgatitura në shtëpi, të jenë të ruajtura në kushte optimale, mundësisht të freskëta. Dhe sa më shumë lëngje”, këshillon mjekja pediatër Irena Palloshi.

Nga ana tjetër shqetësim mbetet anashkalimi i rregullave gjatë frekuentimit të pishinave për të ruajtur higjienën e fëmijëve, pasi raste të shumta janë paraqitur pranë mjekut me shqetësim gastrointensinale, problem me lëkurën, sytë apo veshët.

“Në pishina, fëmijët mund të përfitojnë disa sëmundje, prandaj duhet fillimisht të kujdesen për higjienën”, shprehet mjekja.  

Inspektoriati Shëndetësor Publik në Elbasan prej 2 muajsh ka nisur kontrollet në të gjitha pishinat e qytetit për të bërë të mundur evidentimin e rasteve që janë jashtë normave te lejuara, por duhet nënvizuar se në ujë mund të gjendjen bakterialë apo parazitë të cilëve u duhet një kohë më e gjatë që të luftohen nga klori i hedhur në ujë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›