Të rinjtë tejmbushin Vlorën, koncerte dhe sporte në sheshe dhe plazhe

Aktivitetet kulturore në qytetin e Vlorës çdo herë e më shumë po përfshijnë të rinjtë.
4 kilometra të shëtitores Lungo mare janë tejmbushur me turistë të të gjitha moshave e kombësive. Sheshet gëlojnë nga aktivitetet, ku nuk mungojnë vallet e këngët tradicionale.
Ndërsa gjen të huaj, të cilëve nuk u mungon dëshira e të mësuarit vallet tradicionale shqiptare.
Organizimet e Bashkisë së Vlorës për t’u ofruar të rinjve mundësi argëtimi kanë qenë të shumta, duke nisur nga sportet e shumëllojshme e deri tek koncertet e këngëtarëve të njohur, këtë fundjavë sikurse është lajmëruar koncerti me muzikë elektronike nga Steve Aoki këtë fundjavë.
/rtsh.al/