Infektivi, 60 raste me helmime në ditë
TIRANE-Një problem serioz krahas virozave të ndryshme që shfaqen në stinën e verës, mbeten edhe rastet nga helmimet. Në spitalin infektiv në QSUT, paraqiten rreth 60 pacientë çdo ditë, ndërkohë që grupmoshat që kanë probleme më të mëdha, janë ato mbi 60 apo 70 vjeç. "Rastet me helmim ushqimore, vijnë duke u shtuar. Një pjesë e madhe e të sëmurëve paraqiten me të vjella, me dhimbje barku, me diarre të ndryshme, me temperaturë, dhimbje koke. Afërsisht vete 50-60 raste në ditë, nga të cilat 2/3 janë me çrregullime tretëse", - ka thënë mjekja infeksioniste. Mjeket keshillojne higjene te larte ne ushqime pasi temperaturat e larta ndikojne ne prishjen e produkteve ushqyese. Specialistet theksojne qe perimet dhe frutat te lahen me uje te bollshem para perdorimit, ndersa duhet patur kujdes me qumshtin dhe nenproduktet e tij.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)