Kandidatët në PogradecShkëmbi: Ktheva LiqeninTopçiu:Do e bëj qytet europian
POGRADEC- Kryetari aktual i bashkise, Artan Shkëmbi në emër të koalicionit "Aleanca për të ardhmen" në 8 maj, kërkon votat e pogradecarëve për një mandat të tretë. Përballë është Luan Topçiu i LSI i cili për herë të parë kërkon votën e pogradecarëve dhe konkuron në emër të koalicionit "Aleanca për qytetarin"
ARTAN SHKËMBI i PS: I KTHEVA POGRADECIT DINJITETIN DHE LIQENIN
Zoti Shkëmbi, cilat janë objektivat tuaja të realizuara në këto dy mandate që po mbyllni dhe pse do të rikandidoni?
"Kanë kaluar rreth 7 vite nga fillimi i mandatit tim të parë në drejtimin e bashkisë së qytetit dhe transformimi i shpejtë dhe i pandërprerë i Pogradecit është i prekshëm për çdo pogradecar. Qytetin e gjeta me nje liqen të ndotur totalisht, ku derdhja e ujërave të zeza në liqen kishte dëmtuar ndjeshëm jo vetëm florën dhe faunën e liqenit, por edhe kishte bërë të pamundur notimin në liqen dhe plazhi i qytetit prej vitesh me rradhë ishte i boshatisur. Sot kam kënaqësinë të konstatoj se nuk ka asnjë derdhje të vetme ujërash të përdorura në liqen, uji i pastër dhe plazhi i sistemuar kanë rikthyer plazhistët e shumtë nga vendi por edhe turistët e huaj. Ndërtimi i kolektorit të ri, i impiantit modern të pastrimit si dhe ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve (faza e tretë dhe e fundit e projektit fillon së shpejti) i financuar nga Banka Gjermane për zhvillim KFË, e ka bërë Pogradecin qytetin e parë në Shqipëri me impiant modern për trajtimin e ujërave të përdorura.
Qytetarët e qytetit tim, tashme ka vite që kanë hequr depozitat e ujit nga taracat e shtëpive dhe uji cilësor rrjedh pa ndërprerje në çezmat e tyre. Uji me orar është një ëndër e keqe e viteve para 2004.
Megjithëse për më shumë se 5 vite me rradhë qyteti i ngjante një kantieri të madh ndërtimi për shkak të realizimit të dy projekteve madhore të përmendura më lart, gjithsesi ne kemi mundur të fillojmë hap pas hapi sistemimin e infrastrukturës rrugore të qytetit, tashmë me koncepte bashkëkohore, duke e shndërruar qytetin në një hapësirë rrugësh, trotuaresh, parqesh e shëtitoresh të denja për një qytet europian turistik. Qytetarët e qytetit tim, pas mirëkuptimit të dhënë për shqetësimin e krijuar nga punimet e shumta, sot po shijojnë rezultatet e kësaj pune: rrugë e trotuare të shtruar me pllaka dekorative, hapësira të gjelbra e shatrivane, bulevarde të gjerë dhe sipërfaqe pedonale, rrugë dhe rrugica me kalldrëme guri në zonat e vjetra tradicionale të qytetit, vepra arti e monumente të kollosëve të kulturës shqiptare Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Sot në të gjithë gjatësinë prej gati 2 km të bregut të liqenit, parku dhe shëtitorja ofrojnë hapësira të gjelbra me ambjente pushimi për moshën e tretë, kënde lojrash për fëmijë, por edhe ambjente sportive për të rinjtë. Sot qyteti ka Planin e Përgjithshëm Rregullues dhe Planin Strategjik të Zhvillimit si dhe zotëron asete me vlerë që janë bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Gjithçka ndodh në qytet është në përputhje të plotë me objektivin strategjik dhe strategjinë e zhvillimit të qytetit dhe rajonit.
Sistemimi i ambjenteve të brendshme në lagje e blloqe banimi është sot prioriteti i investimeve të Bashkisë. Rikontruksioni i plotë i lagjes karakteristike Topleci, e cila ofron sot kalldrëmin prej guri, Kishën e vjetër, shtëpitë karakteristike prej ku fillon qytetërimi pogradecar, shkollën e dytë shqipe si dhe vendbanimin e dikurshëm të dy kolosëve të letrave shqipe. Rikonstruksioni i lagjes Kala si dhe rikonstruksioni në proces i lagjes 1, rikonstruksioni i lagjes 2, i bllokut Rinia, rikonstruksioni i lagjes 5 si dhe e i lumit të qytetit, po krijojnë kushte komode jetese për qytetarët, gjelbërim, parkime dhe ndriçim si dhe ambjente çlodhëse për të moshuar dhe kënde lojrash për fëmije. Përfundimi i fazës së tretë të projektit të kanalizimeve të ujërave të përdorura, do ti hapë rrugën investimeve në blloqe e lagje të tjera periferike si Blloku i ish Fermës bujqësore, lagja Goricë apo Përroi i Çaprazit, financimi i së cilës do të realizohet me fonde tashmë të siguruara nga kredia e dhënë nga Prokredit Bank. Brenda 4 viteve të mandatit të ri do të përfundojë sistemimi i plotë i infrastrukturës në të gjithë pjesën e mbetur në periferi të qytetit, duke bërë të mundur përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
Shërbimet ndaj qytetarëve kanë ndjerë një përmirësim cilësor në vitet e fundit. Strukturat që ofrojnë shërbime dhe mjediset e rikonceptuara dhe rikonstruktuara, bëjnë të mundur që qytetarët të marrin zgjidhjen e kërkesave të tyre në një kohë rekord dhe me transparencë të plotë. Sot qyteti është më i ndriçuar se kurrë më parë, me një ndriçim publik që shkon pothuaj në çdo obor shtëpie dhe që vazhdon të shtohet si pjesë e çdo investimi në rrugë, lagje e blloqe banimi. Qyteti vazhdon të ruajë traditën e qytetit të pastër, e qytetarëve të denjë për të mirëmbajtur pastër jo vetëm ambjentet private, por edhe për bashkëpunimin me pastrimin publik për ambjentet publike. Projekti i ri që fillon të zbatohet në mesin e muajit prill në bashkëpunim me Bankën Gjermane KFË dhe USAID, do bëjë të mundur jo vetëm përmirësimin e sistemit të grumbullimit dhe pastrimit të mbetjeve urbane, por edhe riciklimin e mbetjeve urbane si në çdo vend të Europës së qytetëruar. Gjelbërimi dhe tradita e qytetit të luleve vazhdojnë si bashkëveprim i shërbimeve të bashkisë me pasionin e qytetareve pogradecarë. Transporti urban lidh natyrshëm banorët e bregut të liqenit në hapësirën Lin - Tushemisht, ndërkohë që mirëmbajtja dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara, mirëmbatja e rrugëve, trotuareve dhe kanalizimeve dhe varrezave publike është një proces i vazhdueshem dhe i natyrshëm i shërbimeve që bashkia ofron.
Po kultura, arti dhe sporti?
Kultura, arti dhe sporti jane pjesë e pandarë e investimit shpirtëror krahas atij në infrastrukturë. Një qytet si Pogradeci ofron aktivitete të veçanta dhe me vlerë, që jo vetëm mbajnë gjallë shpirtin artist e kulturëdashës të pogradecarit me të thjeshtë, por nxisin natyrshëm zhvillimin e turizmit kulturor e sportiv në të katër stinët. Sot qyteti ka kinemanë e tij publike në shërbim të qytetarëve. Sot Pogradeci ka Galerinë e Arteve aq të dëshiruar dhe aq të merituar për piktorët e shquar pogradecarë profesionistë e amatorë, për piktorë dhe fotografë nga e gjithë Shqipëria dhe me gjerë. Programi vjetor i galerisë ofron çdo vit më shumë se 20 aktivitete. Sot qyteti ka Teatrin e Kukullave që nxit dhe promovon teatrin mbarëkombëtar dhe europian nëpërmjet Festivalit Europian që organizohet këtë vit për herë të 10-të dhe që unë personalisht ndjehem i nderuar që jam themelues dhe President i këtij Festivali që nga dita e themelimit të tij.Grupi "Nostalgji për Këngën Pogradecare" është tashmë prej më shumë se dy vitesh i organizuar dhe financuar nga bashkia me synimin e rruajtjes dhe pasurimit të vlerave të këngës qytetare pogradecare. Qendra rinore vazhdon të ofroj aktivitete të shumta për fëmijët dhe të rinjtë e qytetit, ndërkohë që këto ditë promovohet Fanfara e qytetit, e munguar kjo për më shumë se 20 vjet. Muzeu i qytetit i është rikthyer qytetit pas më shumë se 15 vitesh, falë investimit të kryer në ndërtesë dhe material promovuese. Biblioteka e qytetit ofron shërbime cilësore për lexues të rritur dhe nxënësit e shkollave në çdo ditë të javës. Aktivitete pa fund janë organizuar në qytet në këto vite. Monodrama e spektakle, koncerte e paradë mode, ekspozita e prezantime, promovime e montazhe artistiko-letrare, misse e koncerte simfonike, ballo e pritje festive. Masiviteti i aktiviteteve e ka kthyer qytetin në një qytet plot gjallëri e atmosferë festive.
Sot qyteti ka atë që i ka munguar në gjithë historinë e tij: dy monumente madhështore që ngrihen në qëndër të qytetit. Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli, dy kolosë që na i ka zili çdo qytet në botë, janë sot përballë me qytetin që e deshen aq shumë dhe që na japin nderin të quhemi bashkëqy-tetarë të Tyre. Pa asnjë modesti, jam i përkëdheluri i fatit dhe krenar deri në pafundësi, që jam autori i realizimit dhe financimit të këtyre Monumenteve që do të qëndrojnë në shekuj në sheshin e qytetit, brez pas brezi në memorien e çdo pogradecari.
Sporti është në zemrën e çdo pogradecari që vazhdon të dashurojë volejbollin e basketbollin në ambjentet e krijuara rishtaz në këndin sportiv bashkëkohor. Çiklizmi i rigjallëruar sërish prej mëse 2 vitesh, ka rikthyer traditën e kampionëve të dikurshëm, me djem të rinj pasionantë. Kanotazhi po starton gjallë-rimin e sporteve të ujit me shpresën e masivizimit të tij. E pa asnjë dyshim që futbolli është ai që mban gjallë zemrat e më shumë se 7000 tifozëve të zjarrtë që pas 19 vitesh e shohin ekipin e tyre të zemrës në Superligë dhe kampion të kategorisë së parë. Ambientet moderne të fushës stërvitore dhe të stadiumit, të dyja të restauruara me financim të bashkisë dhe FSHF, janë tashmë arena e Kampionëve të vitit 2011, që do të festojnë hyrjen në Superlige javen e parë të majit.
Mund të na numuroni disa nga investimet kryesore në qytet?
Investimet në infrastrukturë, shërbimet e shumta e të përditshme, zhvillimi i artit, kulturës dhe sportit kanë një qëllim të vetëm: përmirësimin e jetës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Mbështetja e qytetarëve, e biznesit të vogël dhe të madh, e komunitetit të artistëve dhe e të gjitha shtresave në nevojë, kanë qenë dhe do të jenë në fokus të qeverisjes sime vendore. Me këtë qëllim të madh, kam mundur të siguroj si askund në ndonjë qytet tjetër të vendit, një funksionim harmonik dhe bashkëpunim të shkëlqyer të Bashkisë dhe strukturave të saj (Këshilli Bashkiak, Këshilli i Rregullimit të Teritorit, etj) me të gjitha institucionet shtetërore qendrore e lokale, pavarësisht bindjeve politike apo personave që drejtojnë këto institucione. Thënia në publik e Presidentit Topi që "politika duhet të mësojë nga Pogradeci" shpreh më së miri gjithë bashkëpunimin tonë ndërinstitucional.
Askush nuk mund të mohojë arritjet. Faktet janë kokëfortë. Po përmend vetëm një nga indikatorët e shumtë të progresit: Nga rreth 10 000 netë-shtretër të regjistruara në verën e vitit 2004, sot ne numërojmë 120 000 netë -shtretër në sezonin veror 2010 dhe xhiro të dyfishuara në bizneset e konsumit të përditshëm.
Dhe së fundi për lexuesin kush është Artan Shkëmbi?
Kam lindur në Pogradec në një shtëpi në mëhallën e gjolit tonë të dashur. Aty mësova te ec dhe të notoj, të dashuroj gjolin dhe rërën, varkat dhe lulishtet, lulet dhe fluturat e qytetit. Në këtë qytet u rrita dhe krijova familjen time, linda e po rrit 4 fëmijë po me të njëjtën dashuri për qytetin tonë të bukur. Kam investuar gjithçka kam patur në këtë qytet dhe do vazhdoj ta bëj këtë plot pasion. Jam larguar nga qyteti vetëm për shkak të studimeve të mia universitare e pasuniversitare e jam kthyer me vrap e me dëshirë pas çdo udhëtimi të gjatë e të shkurtër. Do vazhdoj të jetoj në qytetin tim, mes njerezve të thjeshtë e të dashur të tij, deri në ditën e fundit që do të marr frymë. Do vazhdoj ti shërbej qytetit tim, deri sa të jem në gjendje fizike e shpirtërore për ta bërë këtë. Një pogradecar i mirë do bënte këtë që po bëjmë të gjithë së bashku, të jetojme së bashku, të mbështesim njeri-tjetrin dhe ti shërbejmë njëri-tjetrit në të mirë e në nevojë. Ky është pasioni më i madh që më ka udhëhequr në dy mandatet e mia e që më shtyn të kandidoj sërish për mandatin tim të tretë.Respekt dhe mirënjohje për besimin që më kanë dhënë dhe që vazhdojnë të më japin bashkëqytetaret e mi, frymëzimi im më i madh për punën time.
LUAN TOPÇIU: DO T'I KTHEJ POGRADECIT PREMTIMET E PAMBAJTURA
Për herë të parë kërkon votën e Pogradecarëve. Në këtë intervistë për GSH na paraqitet Luan Topçiu, i cili flet për prioritetet e tij për qytetin. I propozuar nga LSI, ai do të mbështetet edhe nga PD, dhe kërkon të fitojë zemrat e votuesve të qytetit të Liqenit.
Cilat janë objektivat tuaja kryesore për postin e kryetarit të Bashkisë?
Me programin tonë synojmë që Pogradeci të shndërrohet në një qytet i Europës së Bashkuar, me shërbime te qytetëruara, me standarde perëndimore. Në këtë program paraqesim atë qe synojmë të realizojmë në Pogradec, duke filluar nga identifikimi i saktë i problemeve që përballet Bashkia, duke pasur në bazë të tyre strategji dhe zgjidhje të efektshme dhe reale për gjithë problematiken e identifikuar, sepse ajo që nuk është realizuar, megjithëse është premtuar, konstatohet lehtësisht nga qytetarët tanë.
Historia e qyteteve që kanë hyrë në një proces zgjerimi dhe popullimi, kanë treguar se janë te aftë të thithin vëmendje dhe investimet të agjentëve ekonomikë vendas dhe të huaj. Ne qytetarët e Pogradecit, duhet të ripërkufizojmë qëllimet tona individuale dhe kolektive. Janë pjekur kushtet e kalimit, nga faza e mbijetesës në atë të dëshirës për të projektuar një të ardhme afatgjatë. Duhet të hyjmë në një faze të re, në atë të ridimensionimit të aspiratave dhe gjatimeve sociale, ekonomike dhe politike. Duke shfrytëzuar këtë mundësi, kemi shanset që të kthehemi në një aktor dhe faktor zhvillimi në rajonin tonë.
Pogradeci duhet të konkurrojë fuqishëm për investime private. Jetojmë në një realitet ekonomik ku bizneset lëvizin lirshëm nga njëri qytet në tjetrin, nga njëri rajon në tjetrin. Biznesi është bërë tashmë tejet i lëvizshëm, dhe kjo na shtyn të jemi më konkurrues me qytetet dhe rajonet e tjera për të thithur më shumë investime. Në një mjedis të ekonomisë globale, na duhet të luftojmë për një pozicion më të mirë në hierarkinë urbane.
Sot në Pogradec, shenjat e varfërisë dhe sëmundjet e saj janë lehtësisht të dukshme. Pyetja që shtrohet është: a ka ndonjë mekanizëm që do të sillte politika të reja që të targetojnë varfërinë dhe sëmundjet që e shoqërojnë atë?
Koalicioni ynë i ka të gjitha resurset dhe bashkëpunimin politik të nevojshëm për t'i zgjidhur këto probleme. Pogradeci, Buçimasi, Tushemishti dhe Lini përbejnë së bashku një sistem ekonomik dhe ndajnë një varësi reciproke. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për një organizim dhe bashkëpunim më të mirë, më të koordinuar, duke marrë vendime të rëndësishme që sigurojnë harmoninë dhe zhvillimin rajonal. Ky trajtim dhe ky koordinim do të sigurojë një pamje më të unifikuar zhvillimi të të gjithë buzë liqenit.
Pse do te kandidoje Luan Topçiu?
Qeverisja e qytetit duhet të bëjë më shumë se sa vetëm ofrimin e disa shërbimeve bazë në mënyrë që ta kthejmë këtë qytet në një mjedis më funksional dhe më të shëndetshëm. Një lider i mirë i qytetit duhet të kërkojë në mënyrë të vazhdueshme kompromisin, i cili duhet të marrë parasysh interesat vitale të secilit grup, dhe punon për një zgjidhje të pranuar nga të gjithë.
Politikat lokale apo programet e ndryshme mund të themi se do të jenë në interesin e qytetarit, vetëm nëse këto politika do të potencojnë pozicionin ekonomik, do të rrisin prestigjin social, apo fuqinë politike të qytetit të Pogradecit.
Në marrjen e kësaj përgjegjësie qytetare për t'u bërë Kryetar i Bashkisë së Pogradecit, ofroj përgjegjësinë vetjake si qytetar i formuar, mirëedukuar dhe me imazh të pastër, që do të punoj për qytetin dhe bashkëqytetarët e mi. Do të vë në lëvizje të gjitha potencialet tona për të arritur qëllimin tonë të përbashkët të shndë-rrimit të qytetit në një qendër rajonale, ekono-mike, kulturore dhe administrative.
Kush eshte Topçiu
Doktor i shkencave filologjike, profesor universitar,studiues letrar dhe arti, diplomat,përkthyes. Lindi më 22.02. 1962 në Pogradec, banon në Pogradec. I martuar,
me dy fëmijë. Kandidat i Koalicionit "Aleanca për Qytetarin". Kreu Liceun Artistik "Jordan Misja", skulpturë, Tiranë (1980) Fakulteti Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi (A. Xhuvani) (1987) Kurs pasuniversitar, Univ. i Tiranës, gjuhësi shqipe-stilistikë(master) (1990) Kurs pasuniversitar Universiteti i Bukureshtit, Teori letërsie
dhe Letërsi e Krahasuar. (1996-2000); Studime doktorature, Letërsi e krahasuar.Mbrojtja e tezës së doktoratës, me rezultatin: (Magna cum laude). Kurs pasuniversitar "E drejtë ndërkombëtare" Universitetin e Bukureshtit, Fakulteti i Drejtesise.(2007) Pedagog i jashtëm në Universitetin e Bukureshtit, (1997-2004) Redaktor në gazetën "Albanezul" (Shqiptari); Kryredektor i gazetës "Albanezul" (Shqiptari) Bukuresht (2001-2004) Kryeredaktor i revistës "Shqipëria XXI" (revistë e universitarëve shqiptarë të Rumanisë) Bukuresht (2002-2004); Kryeredaktor i revistës "Paradigma XXI" Bukuresht. Profesor në Fakultetin e Filologjisë Tiranë (2005-2006) Diplomat pranë Ambasadës së Shqipërisë Në Bukuresht (Ministër Këshilltar) Bukuresht (2006-2010 I ngarkuar me pune a.i i Ambasades qershor-dhjetor 2010.
(Intervistat e gazetarit Bardhyl Berberi jane botuar ne Gazeta Shqiptare)