Inferiorët, kryesojnë Besëlidhja e Pogradeci

Kategoria inferiore U-19 pa si kryesues Besëlidhjen në Grupin e Veriut (me 26 pikë) dhe Pogradecin në Grupin e Jugut (28 pikë). Në javën e 14-të në Grupin e Veriut, Laci fitoi thellësisht me Burrelin (6-0), Dajti fitoi me Turbinën 3-1, Ada humbi me Besëlidhjen (0-2). Kastrioti e kishte pushim.
Në Grupin e Jugut, Pogradeci fitoi me Skraparin 5-2, Bilishti fitoi po 5-2 me Skënderbeun, ndërsa Sopoti shkatërroi Gramozin 7-0. Naftëtari-Luftëtari nuk e zhvillua. Kampionati rifillon më, 15 shkurt 2009.
RENDITJA
GRUPI I VERIUT
1.Besëlidhja 26
2.Laci 23
3.Dajti 22
4.Ada 17
5.Burreli 14
6.Kastrioti 13
7.Turbina
GRUPI I JUGUT
1.Pogradeci 28
2.Bilisht Sport 28
3.Skënderbeu 25
4.Luftëtari 24
5.Naftëtari 22
6.Sopoti 20
7.Skrapari 6
8.Gramozi 4
E Hene, 22 Dhjetor 2008