Ne fund te detit aventura e fundit e miliarderit Branson
Pasi ka pushtuar qiejt, në aventurën tjetër miliarderi britanik Richard Branson do të prekë fundin e oqeanit. Themeluesi i Virgin Airlines bëri të ditur fillimin e aventurës së tij të fundit në Newport, të eksplorojë pikën më të thelllë të 5 oqeneve në një nëndetëse personale.
Branson, i pari që u përball me sfidën e privatizimit të udhëtimit në hapësirë, deklaroi se ëndrra për të arritur kufij të panjohur më parë merrte kuptim në një tjetër dimension tashmë.
"Kur e mendon se më tepër njerëz kanë qenë në hënë se sa në fund të oqeaneve tona… Ka kaq shumë për të eksploruar, kaq shumë për të zbuluar. Nuk e dimë nëse do të takohemi me një oktapod- lloj i pazbuluar më parë që do të dojë të na kthejë në një vakt të tij. Askush nuk e di, por sigurisht do të ndeshemi me krijesa tërheqëse e do të mësojmë gjëra tejet interesante që shpresojmë t’i shërbejnë njerëzimit" tha Branson.
Në klubin e jahteve në limanin e Newport me krenari Branson prezantoi "Virgin Oceanic," një nëndetëse për një njeri që në pamje të parë i ngjan në fakt më tepër një avioni të vogël.
"Virgin Oceanic” ka aftësinë të operojë në një thellësi prej 11277 metrash për 24 orë. Krahët i lejojnë një lundrim në fundin e oqeanit deri në 10 kilometra. Qëllimi final mbetet sigurisht që t’i mundësojë çdo individi një aventurë të tillë.
Delina Bitraku