Infrastrukturë moderne në urën e Bahçallëkut, drejt lehtësimit qarkullimi në hyrje të Shkodrës

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Punimet për ndërtimin e urës së Bahçallëkut po vijojnë me ritme të larta në kuadër të projektit infrastrukturor në hyrje të Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për Urën e Re të Bahçallëkut në Shkodër, duke theksuar se investimi do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të qytetit.
Rama theksoi se punimet në këtë urë po vijojnë me ritëm të lartë për një hyrje-dalje më të lehtë, qarkullim më të sigurt dhe infrastrukturë moderne.
Projekti synon përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë rrugore, si dhe forcimin e lidhjeve të Shkodrës me pjesët e tjera të vendit.
Ura e re e Bahçallëkut është pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e hyrjes së qytetit dhe lëvizshmërisë në këtë zonë. Ajo lidh qytetin e Shkodrës me zonat përtej rrjedhës së Drinit dhe Kirit, duke pasur një rol të rëndësishëm në komunikimin dhe lëvizjen drejt veriut të vendit.
/m.m/j.p/r.e/