E Diel, 1 Nëntor 2026

Skema Kombëtare e Investimeve, mbështetje fermerëve në mekanikë bujqësore

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Skema Kombëtare e Investimeve ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit.

Nëpërmjet granteve të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, fermerët përfitojnë mbështetje për mekanikë bujqësore, duke kontribuar në përmirësimin e proceseve të punës dhe rritjen e efikasitetit të aktivitetit bujqësor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot shembullin e fermerit Romeo Shano nga Kolonja e Lushnjës, i cili prej 20 vitesh ushtron aktivitetin e tij në sektorin e bujqësisë, me një sipërfaqe prej 1 hektar serrë të dedikuar për kultivimin e perimeve.

Nëpërmjet granteve të AZHBR-së, ai ka përfituar mbështetje për mekanikë bujqësore, përmes Skemës Kombëtare së Investimeve.

Shano tregoi se pas aplikimit në AZHBR përfitoi një mjet bujqësor, i cili i lehtëson shumë proceset e punës.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›