E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniciohet padi gjyqësore ndaj "Ferronikelit"

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 16:47

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) të enjten ka bërë kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje kundër “NEWCO Ferronikeli COMPLEX LLC”.

Pas inspektimit të bërë nga Inspektorati i MMPH-së, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vërejtur se “Ferronikeli” me aktivitetet e shkrirjes dhe prodhimit te Fe-Ni, si burim i ndotjes së mjedisit nuk është duke i zbatuar detyrimet ligjore në bazë të dispozitave ligjore në fuqi për monitorimin e shkarkimeve në ajër.

“Operatori në fjalë nuk i ka përmbushur detyrimet ligjore të sanksionuar me dispozita ndëshkuese për kundërvajtje sipas nenit 38 paragrafi 1.4 të “Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja” nr. 03/L-160”, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›